Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe si ‘Baroni’ do të ekstradohet sot nga Kosova për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson ekskluzivisht se efektivët e Policisë së Shtetit po e presin Çelën në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, ku do të bëhet dorëzimi nga pala kosovare.