Top Channel/ Ekstradimi i Ermal Beqirajt nga Franca/ Spak dorëzon kërkesën për ta sjellë në Shqipëri
02/08/2026 15:00

Sipërmarrësi Ermal Beqiraj do të ekstradohet në Shqipëri, në një procedurë që mund të zgjas disa javë, sipas burimeve nga prokuroria franceze. Mediat në Francë zbulojnë se Shqipëria ka parashtruar më 1 gusht, kërkesën për transferimin nga Parisi të biznesmenit shqiptar në kërkim ndërkombëtar për dosjen AKSHI, që u arrestua një javë më parë për fluturimin mbi një central bërthamor francez. 44 vjeçari u gjykua në një seancë të përshpejtuar dhe u dënua në Amiens me një gjobë prej 7,000 eurosh, më pas u vu në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit, sipas zyrës së prokurorit francez. Janë publikuar edhe të dhëna mbi hetimin nga Zyra Qendrore për luftën kundër kriminalitetit të rëndë financiar në Francë (OCRGDF), e cila në koordinim me autoritetet gjyqësore franceze dhe shqiptare po përgatisin masa për të sekuestruar asetet e identifikuara si pasuri kriminale të Beqirajt. Spak bëri me dije se në bashkëpunimin mes dy shteteve ishin konstatuar dy apartamente, mjete motorrike, një aeroplan turistik, llogari bankare me vlerë mbi dy milionë euro si dhe një kështjellë në departamentin e OISE rreth 2.6 milionë euro. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit njoftoi se lokalizimi i Beqirajt në Francë ishte bërë prej kohësh, e që prej mes qershorit kanë kryer hetime të përbashkëta me autoritetet franceze për kapjen e Ermal Beqirajt, i cili shkeli në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t. Mediat franceze kanë përmendur edhe fotografinë e sipërmarrësit 44 vjecar me presidentin Emanuel Macron, të postuar prej tij vitin e kaluar në platformën Linkedin, ku e cilësonte atë moment takimi një krenari.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06