Me nostalgjinë për Vlorën e vjetër, fotografi Juljan Bleta dhe piktori Roland Runaj kanë bashkëpunuar në realizimin e një ekspozite me piktura dhe foto si një udhëtim pas në kohë të këtij qyteti. Është pikërisht shtëpia e Qëndistares së Flamurit Marigo Posio vendi ku është çel kjo ekspozite. Nëpërmjet kësaj ekspozite ata duan të zgjojnë te vlonjatët kujtimet që mbartin rrugicat dhe lagjet e këtij qyteti dhe ndryshimin e tyre.