Arsvita tashmë në edicionin e dytë e ka qendrën në Krujë. Këto ditë përkojnë edhe me festat tona kombëtare.Një numër prej 23 artistësh jo vetëm nga rajoni, por edhe përtej janë këtu për të sjellë artin e tyre bashkëkohor, por shpesh herë për ta ndërthurur dhe me atë tradicional. Sigurisht nuk mungojnë edhe motivet vendase.