Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Venus!”, një udhëtim artistik që na kthen pas në kohë, në oborrin e një shtëpie karakteristike qytetase, ku zhvilloheshin ngjarje të rëndësishme artistike, kulturore dhe politike, të fiksuara mjeshtërisht në objektivin e fotografëve të shquar Dedë Jakova, Gegë Marubi dhe Pjetër Rraboshta. Kjo ekspozitë, e kuruar nga Lek Gjeloshi, lindi si rezultat i një kërkimi disa vjecar në koleksionet e tyre