Në ditën e shenjtërimit të Shenjtores Tereza, një ekspozitë e zgjedhur mbi veprimtarinë e saj u cel në institucionin e presidentit. Ekspozita është një bashkëpunim midis tre institucioneve: Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës si dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.