Ekspozita “Fatos Kongoli në 80-vjetorin e lindjes” vazhdon të qëndrojë e hapur në Bibliotekën Kombëtare. Këtu na shpaloset e gjithë krijimtaria e Kongolit ndër vite. Të një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letrave shqipe. Që prej tregimeve të tij të parë e deri tek romani i fundit gjithçka e rrëfyer edhe nëpërmjet shkrimeve dhe recensove në titujt e kohës.