Botime religjioze të cilat datojnë nga shek XVIII- fillim të shek XX janë ekspozuar për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Pjesë e koleksionit me 25 botime kryesisht ungjij të gjetur në kishat e vendit është edhe Ungjilli i Shenjtë i Kishës së Ristozit i cili daton në vitin 1737 dhe është më i vjetri prej tyre.