Aty ku është një Piktor, është dhe një Modele. Në ekspozitën e fundme të Gazmend Lekës, kemi pikërisht këtë imazh, por kësaj radhe, erës klasike të studios i është shtuar një flagrancë. Ajo, modelja është aty, përhumbur mes rrëmujës, tërësisht e zhveshur. Në krijimtarinë e vet Leka ka qenë pothuaj gjithnjë vetëm me heronjtë dhe demonët e tij. Edhe në këtë ekspozitë ai është po aty, ku papritur mes telajosh, penelash e bojërash, shfaqet lodrimtar imazhi i një gruaje.