Studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura çelën ekspozitën me temë ‘reality 19+”. Në këtë rast punimet e mediumeve të ndryshme nuk janë të përfunduara, por në proces krijimi. Erlind Fusha në bashkëpunim me profesor Artan Peqinin, dekan i këtij fakulteti janë kuratorët e kësaj ekspozite. Ajo që dallohet është tema e postcovidit. Dhe kujtimet nga karantina. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 dhjetor në hollin e Fakultetit të Arteve të Bukura.