Meteorite times është ekspozita më fundit vetjake e piktorit Dritan Nasi në galerinë Fab. Kjo ekspozitë i kushtohet historisë dhe raporteve që krijohen me të tashmen. Autori skicon duke krijuar një sipërfaqe prozaike dhe lineare, duke u përpjekur ta ndërthur me poezinë e ngjyrave. Çdo gjë njerëzore është thjesht një raport, raport mes perëndive, mes njerëzve.