31 artistë vlonjatë po ekspozojnë 52 punime në pikturë, skulpturë dhe karikaturë në një ekspozitë në prag të festës së pavarësisë. E veçanta në këtë ekspozitë janë prezantimet e pullave të vjetra, dokumenteve historike nga vitet e pavarësisë dhe deri pas luftës së dytë botërore.