Ekspozita “Ningyo, arti dhe bukuria e kukullave Japoneze” vazhdon të jetë e hapur për publikun në Galerinë e Artit Tiranë. Kultura e larmishme e kukullave të Japonisë dhe ajo aziatike vjen në disa këndvështrime. “Ningyo: arti dhe bukuria e kukullave japoneze” është një ekspozitë e cila prej vitesh udhëton nëpër vende të ndryshme në promovim të kulturës së lashtë dhe të largët japoneze, por duke u vendosur në në kontekst me kulturën dhe publikun vendas apo bashkëkohor të kukullave shqiptare.