35 piktura, të punuara në kohë të ndryshme erdhën përmes një ekspozite personale, në “Galerine e Arteve” në Shkodër, nga piktori Ahmet Malevia. Temat kryesore janë peizazhet, portretet por edhe abstraktja. Portretet janë të preferuarat e artistit të njohur shkodran. Nga “Mjeshtri i Madh” i fjalës dhe i lapsit, Tefe Palushi aq i famshëm per humorin e tij në Shkodër, deri tek figura të njohura botërore si Albert Ajnshtajn. Në pikturat e tij, është përfshire edhe pasioni për futbollin ku nuk mungon braziliani Pele.