Eksportuesit i kanë dërguar një letër te dytë kryeministrit Rama. Ata kërkojnë harmonizimin e politikave fiskale me ato monetare. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë duhet të bëhen bashkë për të zbutur efektet e mbiçmimit të lekut shprehen ata. Kështu në paketën e re të masave që ata i kanë propozuar ekzekutivit përfshihen nisma si deeuroizimi i ekonomisë, luftimi i parasë informale dhe që qarkullon jashtë bankave, vendosjen e një kufiri tavan për shumat që mund t’i lejohet këmbimi në pika valutore.