6-mujori i parë i vitit ka rezultuar pozitiv për eksportet shqiptare qw kanw vijuar rritjen dyshifrore edhe gjatw qershorit. Të dhënat e Instat tregojnë së në fund të qershorit arritën në 177 miliardë lekë, duke tejkaluar jo vetëm vitin e kaluar me rreth 40.9%, por edhe nivelet e parakrizës. Në raport me 2019, vlera e eksporteve u rrit me 25 miliardë lekë apo rreth 205.3 milionë euro më shumë.