Eksportet shqiptare duke se kanë rikuperuar plotësisht humbjet nga pandemia. Edhe në shtator kanë vijuar ecurinë pozitive me rritje dyshifrore duke bërë që vlera e tyre të arrijë në 33 miliardë lekë. Rritja ka qenë e fortë edhe si raport 9-mujor pasi arritën në 266 miliardë lekë, ndjeshëm më shumë se një vit më parë e duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.