Eksportet shqiptare u rritën me gati 28% më shumë gjatë 9-mujorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave përgjatë periudhës janar-shtator u eksportuan 366 miliardë lekë mallra ‘Made in Albania’, 100 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Vetëm në shtator, vlera e mallrave të eksportuara jashtë arriti në 39 miliardë lekë, gati 333 mililionë euro.