Vëllezërit Xhafa nga fshati Bishan i Fierit prej tre brezash merren me kultivimin e produkteve bujqësore. Ata çdo ditë i gjen pranë tokave duke vjelë prodhimin. Ky sezon për ta ka qenë i mbarë pasi si shalqiri ashtu dhe zarzavatet e tjera po shiten me çmime të arsyeshme.