Eksportet kane vijuar të ulen edhe gjate muajit tetor. Në 10 muajt e parë të vitit janë 350 milionë euro më pak mallra të eksportuara. Dy grupet më të goditura janë lëndët e para si dhe grupi i tekstileve dhe këpucëve. Në krahun tjetër edhe mallrat që hyjnë në vend kanë pësuar ulje të fortë që vjen edhe si pasojë e ngadalësimit ekonomik.