Në gusht eksportet shqiptare morën goditjen më të fortë që nga periudha e pandemisë. Ato u tkurrën me gati 22%, ndërsa vlera e tyre arriti në 27 miliardë lekë. Grupet me tkurrjen më të fortë ishin materialet e ndërtimit, metalet si dhe tekstilet dhe këpucët. Sipas INSTAT dy faktorët më të rëndësishëm në këtë tkurrje kaq të fortë ishin zhvlerësimi i euros dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare. Në tregje çmimet e lëndëve të para janë ulur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë.