Ky do të jetë viti i bujqësisë, këtë deklaratë Frida Krifca e bëri në panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023” në Lushnjë. “Tre mujori i parë i vitit është mbyllur me një shifër rekord në rritje krahasuar me vitin e kaluar ku patëm 500 mln dollarë eksporte bujqësore. Ky tre mujor është rritur me 7,6% në sasi dhe mbi 18% në vlerë”, tha Krifca.