Mjetet e para ushtarake të prodhuara në Shqipëri kanë dalë në testim, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin e industrisë ushtarake vendase. Pamjet u publikuan nga kryeministri Edi Rama i cili njoftoi se automjetet janë prodhuar sipas standardeve të NATO-s dhe i janë dorëzuar Forcave të Armatosura.