Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42 vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt -ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”. Sipas aktit të ekspertimit,shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është : “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”. “Nē mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” ,thuhet nē akt-ekspertim .