Lehtësimi i kritereve për t’u regjistruar në programet prioritare do të prodhojnë studentë të paaftë për tregun e punës, shqetësohen ekspertët. Heqja e notës mesatare 8.5 dhe përfshirja e studentëve me pesa në marrjen e bursës pas vitit të dytë të studimeve nuk është zgjidhje për të shpëtuar degët me interes kombëtar në fushën e mësuesisë apo bujqësisë, nga mbyllja.