Top Channel/ Ekspertët, Rusia kërkon të pengojë anëtarësimin e Ballkanit në BE
23/04/2021 12:43

Moska po zgjeron ndikimin e saj në shoqëritë jo të stabilizuara të Evropës Juglindore, duke nxitur aktorët që pengojnë proceset e demokratizimit. Synimi: të pengohet integrimi në BE i rajonit, thote analistja gjermane Marion Kraske. Një duzinë burrash u mblodhën në javën e dytë të marsit në Vishegrad, qyteti i lindjes së shkrimtarit të njohur, Ivo Andrić, për të nderuar "vullnetarë" rusë, që mbështesnin në luftën e Bosnjës në vitet 1992-1995 trupat serbe dhe u vranë në luftime, kujton Kraske. Një shoqatë serbo-ruse kishte përgatitur edhe një kurorë. Para krimeve të shumta të bërë nga serbët në Bosnjë, të mbijetuarit e luftës bënë fjalë për lëndim rishtazi të viktimave, 26 vjet pas fundit të luftës. Në vend që të nderohen vullnetarët rusë të luftës, duhej të hetohej më shumë përzierja e tyre në krime lufte, kërkoi një shoqatë e grave për viktimat e luftës. Ky rast nuk është i vetmi në Ballkan që mban nënshkrimin rus. Me qëllim Moska përpiqet të zgjerojë influencën, me një mënyrë hibride veprimi, për të përcaktuar terrenin e saj dhe nxitur aktorët, që pengojnë proceset e demokratizimit. Në vendin më të brishtë në rajon, Bosnje-Hercegovinë, Rusia mbështet ku të mundet serbët, dhe kroatët, që duan të hedhin në erë rendin e tanishëm të paqes. Moska po përdor gabimet e Bashkimit Europian këtu, që prej vitesh ndjek një politikë zbutjeje me elitat e politike të Ballkanit Perëndimor, vazhdon ekspertja, që kujton gjithashtu sesi duke shfrytëzuar dhe dështimin e strategjisë së BE për vaksinimin, Rusia kërkoi që në kohë krize të profilizohej dhe si aktore potente.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04