Përmbytje katastrofike si këto që goditën Europën Perëndimore së fundi, mund të kthehen në një fenomen të përsëritur në kontinentin e vjetër paralajmërojnë shkencëtarët. E gjithë kjo, sipas tyre, është pasojë e pashmangshme e ngrohjes globale. Modelet kompjuterike të një rezolucioni të lartë tregojnë se stuhitë e fuqishme e që lëvizin ngadalë në tokë mund të bëhen 14 herë më të zakonta deri në fund të shekullit, sipas skenarit më të keq.