Top Channel/ Ekspertët: Britania e pambrojtu/ Garancia vjen nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve
22/03/2026 11:29

Pas sulmit të deshtuar me raketa nga Irani drejt bazës së rëndësishme ushtarake britanike të Diego Garcia në Oqeanin Indian, dhe deklaratës së shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, eskpertët britanik deklarojnë se Britania është e pambrojtur nga raketat iraniane. Sipas tyre, ishulli është i detyruar të mbrohet nga sistemet mbrojtëse raketore amerikane të stacionuar në Evropë. Raketat e hedhura në ishullin e Diego Garcias, në Oqeanin Indian i cili ndodhet 2360 milje nga Irani, shumë më tepër se rrezja e besuar e goditjeve me raketa prej 1240 milje të regjimit iranian, rezulton se kjo potencialisht vë në objektiv jo vetëm Parisin, që ndodhet 2609 milje nga Irani, por madje edhe Londrën që ndodhet 2750 milje larg Iranit. Kjo pasi ekspertët besojne se kjo është e mundshme pasi Irani përdor sistemin e teknologjise hapsinore Simorgh, për të zgjeruar rrezen e veprimit. Sipas ekspertit britanik te mbrojtjes, Steve Prest, “raketat balestike janë raketa kozmike. Pas lëshimit ato ngjiten shumë lart në hapsirën kozmike dhe rikthehen në tokë me shpejtësi shumë të madhe. E nëse ke program hapsinore ke edhe programe të raketave balestike”, sipas tij. Ne rast të një sulmi balestik besohet se Britania do detyrohet të mbrohet nga sistemet amerikane SM-3, të vendosura në Evropën Lindore ose sistemit Patriot edhe ky amerikan, që përdoren nga gjermanët për interceptimin e këtyre raketave. Sistemi SM-3 mendohet se interceptoj dhe shkatërroj një nga raketat iraniane të drejtuara drejt ishullit strategjik në Oqenin Indian ku ndodhet baza ushtarake britanike që përdoret edhe nga amerikanët. Qartazi, lufta në Iran ka ekspozuar mangësi kërcënuese për sigurine dhe sisteme që do duhet të ishin po aq të zhvilluara teknologjikisht në aspektin difensiv sa edhe në operacionet ofensive nga ajri, në një luftë konvencionale si më të mundshmet në planet, pasi ajo bërthamore është pa konceptueshme dhe do shënonte në cdo eventualitet fundit e botës sic e njohim sot.

Top Channel/ Ekspertët: Britania e pambrojtu/ Garancia vjen nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve
22/03 11:29
Top News – Bota shokohet, goditja më e largët e Iranit / Arrin lehtësisht Berlinin, Parisin e Romën
22/03 11:21
Top News – Irani trondit Izraelin / Goditje ‘direkte me raketë’, dhjetëra të plagosur
22/03 11:20
Top Channel/ Lufta për ujin në Gjirin Persik/ Frikë për impiantet e shkriptëzimit, Anglia çon nëndetësen në detin arabik
22/03 11:19
Top News – Izraeli e Irani, sulme afër objekteve bërthamore, katastrofa ‘te porta’, rritet rreziku
22/03 11:11
Top Channel/ “Irani mund të godasë Europën”/ Izraeli: Po përdorin raketa me rreze deri në 4 mijë km
22/03 10:51
Top Channel/ Trump, ultimatum për Hormuzin/ Presidenti i SHBA: Kanë 48 orë kohë për ta hapur, ose…
22/03 10:47
Top Channel/ Çekët vërshojnë në rrugë/ Protesta më e madhe kundër qeverisë që nga viti 2019
22/03 10:35
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
DIGITALB DIGITALB