Top Channel/ Eksperimenti me drogën në Kanada, s’do arrestohet kush mbanë deri në 2.5 gram
31/01/2023 21:21

Tashmë personat në provincën kanadeze British Columbia, të cilët do të kapen me sasi të vogël të drogërave, nuk do të arrestohen. Pas pranimit të kërkesës për të provuar eksperimentin tre-vjeçar, për dekriminalizimin e sasive të vogla të drogave të forta si kokaina dhe heroina, zyrtarët e konsiderojnë mbështejte që “shpëton jetë”. Duke nisur që nga e marta të rriturit mund të mbajnë edhe metamfetaminë, fentanil e morfinë. Pavarësisht se lëndët narkotrike mbeten të paligjshme, personat e rriur që kapen me sasinë e përcaktuar nuk do të arrestohen, akuzohen ose do t'u sekuestrohen substancat. Në vend të kësaj, atyre do t'u ofrohet informacion mbi shërbimet shëndetësore dhe sociale të disponueshme. Ministrja e shëndetit mendor dhe varësive, Carolyn Bennett e quajti vendimin e marrë favoirizues për të ulur numrin e kriminalizimit në atë vend. “Dekriminalizimi i njerëzve që përdorin drogë zbërthen frikën dhe turpin që lidhet me përdorimin e substancave dhe siguron që ata të ndjehen më të sigurt duke kërkuar mbështetje që shpëton jetën”, tha ministrja e Kolumbisë Britanike për shëndetin mendor dhe varësitë. Mijëra oficerëve të policisë në provincë u është ofruar trajnim për ndryshimin e rregullave, ndërsa ende ka disa përjashtime nga skema. Të paligjshme mbetet ende shitja e drogës, mbajtja e tyre nga nxënësit e shkollave dhe instirucioneve që merren me fëmijët. Projekti eksperimental që pritet të zgjasë deri në 31 janar të vitit 2026, vjen pasi British Columbia shpalli drogën emergjencë të shëndetit publik në vitin 2016. Ky vendim erdhi pasi rreth 100 mijë persona humbën jetën si pasojë e mbidozave. Pamjet: AFP

Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50