Top Channel/ Eksperimenti i të ftohtit, BBC: Çfarë i ndodh trupit në një shtëpi pa ngrohje!
26/11/2022 18:08

Deri këtë vit temperatura mesatare që duhej mbajtur në shtëpitë dimërore në disa pjesë te Europës, ishte 20 gradë, me luhatje maksimale në dy gradë. Pas krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, ajo u ul në 19 gradë. Gazetari i BBC-së, James Gallagher mori pjesë në një eksperiment në Universitetin e Uellsit të Jugut për të studiuar efektet që i ftohti ka në trupin e njeriut. Hulumtuesit i vendosën atij një mikrokamerë dhe ulën temperaturën deri në dhjetë gradë, duke monitoruar shenjat kryesore jetike. “Dhjetë gradë është temperatura mesatare në dimër për personat që nuk mund të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre," thotë profesor Damian Bailey. "Duket e butë, por në fakt, është një sfidë e vërtetë fiziologjike," shprehet ai. Temperatura në të cilën funksionon trupi i njeriut, është shumë më e lartë, 37 gradë dhe një diferencë e madhe termike konsiderohet e rëndë për organizmin. Gallagher filloi eksperimentin në një temperaturë prej 21 gradë, por kur ambienti 18 gradë, ai filloi ta ndiente. “Shkenca na thotë se 18 gradë është pika e kthesës ku trupi nis të punojë për të mbrojtur temperaturën e tij bazë”, shpjegon profesor Bailey. Një nga hiletë e organizmit është mbyllja e enëve të gjakut, për të mbajtur atë të ngrohtë në organet thelbësore për arsye mbijetese. Kjo është arsyeja perse ftohen shume duart e kembet. Presioni i gjakut ndërkohë rritet duke shtuar rrezikun për atak në zemër dhe në tru, ndersa goditet dhe sistemi imunitar. “Më pak gjak arrin në tru, që do të thote më pak oksigjen dhe më pak glukozë, e kjo ka një ndikim negativ”, nenvizon Bailey. “Testet tregojnë qartë se i ftohti është më vdekjeprurës se nxehtësia, ka më shumë vdekje nga të ftohtit sesa nga të nxehtit,” shton ai. Pa rroba të ngroha për ta mbuluar, gazetari i BBC arriti në qëndronte në 10 gradë Celsius vetëm për gjysmë ore. Pamjet: AFP

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45