Në parkun arkeologjik të Antigonesë është duke përfunduar një ekspeditë verifikimi në zonën e agorasë. Instituti arkeologjik po mbështetet edhe prej universitetit të Maçeratës në këto gërmime ndërsa siti si çdo vit është një laborator natyror për studentë shqiptarë dhe italianë të arkeologjisë. Të rinjtë kanë mësuar shumë gjatë gërmimeve në park ku tani po datohen dhe dokumentohen shtresa të ndryshme të jetës së qytetit në zonën e agorasë.