Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi Sunak përmend si histori suksesi uljen me 90% gjatë 2023 të numrit të shqiptarëve mbërritur me gomone krahasuar me vitin 2022. Mbërritja ilegalisht e shqiptarëve në shtetin ishull e nisur që prej vitit 1998 është njëra anë e medaljes. Janë me mijëra të tjerë që zgjedhin rrugët legale duke aplikua për viza turistike, bashkim familje, viza studentore dhe ato të punësimit.