Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë. Një burim i besueshëm ne Partine Socialiste i tha Top Channel se kryeministri Edi Rama ka vendosur daten 11 shtator, ora 10, ne Tirane për anoncimin e ministrave të rinj. Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive. Pra kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.