Top Channel/ Ekskluzive! Do vazhdoni të shpallni non-grata në politikë? Ja paralajmërimi i Robinson
20/03/2024 22:15

Anila Hoxha: Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit kanë shpallur non-grata njerëz të politikës dhe njerëz të biznesit. A do të vazhdoni ta bëni këtë gjë dhe a është kjo një masë e efektshme? Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Do të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’iu vënë pas aktorëve të korruptuar dhe për të ndihmuar institucionet shqiptare që t’i vihen pas aktorëve të korruptuar. Kemi një numër mjetesh dhe shpalljet non-grata dhe sanksionet e vizave janë mes tyre, dhe ne do të vazhdojmë t’i përdorim ato sepse janë mënyra të efektshme për t’u siguruar që ata zyrtarë të rëndësishëm, zyrtarë të nivelit të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë ta kuptojnë që për akte korruptive ka një çmim që duhet paguar dhe të gjitha mjetet që ne kemi në dispozicion do të vihen në punë kundër atyre aktorëve të korruptuar. Anila Hoxha: Me institucionet e reja të reformës në drejtësi, a mund të themi ne me garanci të plotë se ka nisur fundi i pandëshkueshmërisë? Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Është një pyetje e ndërlikuar. Nuk mendoj se mund t’ia dalësh që t’i japësh fund pandëshkueshmërisë. Por qëllimi është që të sigurohesh që për këtë pandëshkueshmëri, ka një çmim për t’u paguar. Dhe, duam t’i ndihmojmë këto institucione që po punojnë në këtë luftë kundër pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Duam të sigurohemi që kanë kapacitetin, që kanë forcën, dhe që kanë energjinë, dhe duam që ata të jenë të angazhuar në këtë luftë. Shqiptarët e zakonshëm, qytetarët shqiptarë e meritojnëhis këtë prej institucioneve të tyre. Dhe ata kërkojnë, është e qartë që e duan këtë sepse të gjitha këto institucione kanë mbështetje të madhe publike nga qytetarët shqiptarë. Dhe për sa kohë e tregojnë mbështetjen e tyre, e dimë që po bëjmë gjënë e duhur dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt këtyre qëllimeve.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27