Top Channel/ Ekskluzive! Diplomati amerikan: Vendi ka ndryshuar, në 2004 rruga për në aeroport kalonte fushave
20/03/2024 22:15

Anila Hoxha: Z. Robinson, së pari, faleminderit për këtë intervistë. Ju keni qenë në Shqipëri midis viteve 2004-2006 dhe në këto më pak se 24 orë, si ju duket ky qytet dhe Shqipëria? Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Përshtypja ime është që është një vend dhe ky është një qytet që ka ndryshuar shumë nga vitet 2004-2006. Dhe mendoj, në masën më të madhe, për mirë. Shoh shumë më tepër biznese, shoh njerëz që dalin për blerje, për të ngrënë. Kanë shumë më tepër zgjedhje dhe opsione. Mendoj se është një qytet dhe një vend që qartësisht ka ecur përpara në mënyrë shumë pozitive. Është shumë e këndshme ta shohësh. Anila Hoxha: Cila është ajo që ju ka bërë më shumë përshtypje? Todd D. Robinson/ Ndihmës-Sekretarit i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin: Sinqerisht, aeroporti i ri; është shumë më afër. Rruga për në qytet ishte e shkëlqyer. Kishte mbikalime e nënkalime që ndihmonin me trafikun. E di që trafiku është ende problem, por pashë një përmirësim të qartë. Kujtoj se kur isha këtu në 2004-ën, rruga për në aeroport kalonte mes fushave bujqësore dhe ishte mjaft larg. Dhe merrte shumë kohë. Aeroporti i ri është modern. Është më afër. Është më mbarë për qytetarët e zakonshëm. Dhe mendoj se është një përmirësim i qartë dhe një shenjë e qartë që vendi po ecën përpara.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27