Top Channel/Ekskluzive! Ambasadori Gonzato:920 mln€ jo çek bosh!Sulmet ndaj Dumanit të mos tolerohen
30/10/2024 19:37

Muhamed Veliu: Zoti Ambasador, së pari, shumë faleminderit për këtë intervistë në Top Channel. Do të doja ta nisja duke ju pyetur, Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë, tha se nga Plani i Rritjes së BE-së Shqipëria do të marrë 920 milionë Euro. Ju lutem, mund të shpjegoni se si do t’i jepen Shqipërisë dhe si do të përdoren? Ambasadori Silvio Gonzato: Më lejoni të bëj një hap prapa, sepse vizita e Presidentes von der Leyen nuk kishte të bënte vetëm me Planin e Reformës dhe të Rritjes, megjithëse ajo që thatë është e saktë. Vizita e saj, siç edhe ia thashë, ndodhi në një moment kur yjet janë linjëzuar për Shqipërinë. Ne sapo hapëm negociatat reale, negociatat për grup-kapitullin e themeloreve, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në procesin e anëtarësimit. Sapo kemi miratuar një Agjendë Reformash të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, e cila është kushti për fillimin e financimit përmes Instrumentit të Reformave dhe Rritjes dhe, për rrjedhojë, për të përfituar ato 900 milionët që përmendët. Dhe sigurisht, vizita u bë edhe në momentin kur përuruam vitin akademik të Kolegjit të Evropës. Është simbolike, por mendoj se është shumë e rëndësishme. Është një tjetër element i këtij “linjëzimi yjesh” që për momentin po ndodh këtu në Shqipëri. Unë do të doja të flisja së pari për negociatat e anëtarësimit, sepse në fund të fundit, Plani i Reformave dhe Rritjes ka për qëllim të përshpejtojë dhe mbështesë procesin e anëtarësimit. Dhe hapja e grupkapitullit të themeloreve do të thotë që Shqipëria tani duhet t’i marrë seriozisht reformat në fusha vendimtare, qoftë konsolidimi i reformës në drejtësi të vitit 2016, qoftë lufta kundër korrupsionit. Pastaj duhet të shohim me të vërtetë anën parandaluese, të shikojmë sektorët e brishtë dhe të shohim se si mund t'i trajtojmë ato situata që janë të favorshme për korrupsion. Të shohim kontrollet dhe balancat në vend dhe të sigurohemi që çdo institucion t’i kryejë detyrat e veta në mënyrë të pavarur dhe që pavarësia të respektohet. Pra, ky proces do të thotë se nuk mund të ketë më hezitime. Kur një ligj diskutohet në parlament, në Kuvendin e Shqipërisë, parametri, synimi, objektivi, matësi duhet të jenë standardet e BE-së, acquis e BE-së. Nuk mund t’i biem rrotull dhe të themi se na duhet më shumë kohë për t'u përshtatur ose për të arritur standarde të caktuara. Ky është objektivi. Sepse ky është vullneti i popullit shqiptar. Kjo është ajo që ata duan të shohin të ndodhë. Dhe BE-ja i është përgjigjur kësaj me një ofertë shumë konkrete. Oferta është që ne mund t'i hapim të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2025. Është ambicioze, por është e mundur. Por kjo do të thotë që të gjitha burimet, energjitë dhe vëmendja duhet të përqendrohen tek ai qëllim. Dhe duhet të ketë konsensus të qartë politik. Plani i Reformave dhe Rritjes ishte gjithashtu një përgjigje e Bashkimit Evropian ndaj kësaj thirrjeje për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Dhe logjika e tij është se, nga njëra anë kërkon t’u mundësojë vendeve të rajonit të fillojnë të përfitojnë nga disa aspekte të tregut të përbashkët përpara anëtarësimit. Pra, është një mënyrë e mirë për t'u përgatitur për të përballuar më pas konkurrencën ndaj të cilës do të ekspozoheni pasi të bëheni pjesë e tregut të përbashkët. Por, gjithashtu, u ofron atyre mjetet financiare për të bërë ato reforma që sigurojnë se ekonomia mund ta durojë presionin. Dhe këtu vijnë 920 milionët. Por nuk është një çek bosh. Janë paratë që do të paguhen pasi Shqipëria të ketë plotësuar të gjitha kushtet e sakta. Këto janë publike. Agjenda e Reformës është konsultuar me njerëzit dhe tani do të publikohet në formën e saj përfundimtare. Këto janë angazhime shumë konkrete të ndërmarra nga qeveria në katër fusha, konkretisht: kapitali njerëzor, mjedisi i biznesit, tranzicioni digjital dhe i gjelbër, si dhe sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë. Dhe kjo do të ketë edhe një ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve shqiptarë. Pra, do të ketë një pagesë të parë që do të jetë një lloj çeku fillestar për të nisur reformat. Më pas, dy herë në vit, do të ketë pagesa të cilat lidhen me plotësimin e kushteve specifike. Më lejoni të them edhe një gjë: që me fillimin e negociatave të vërteta tani, Shqipëria nuk do të duhet të tregojë më vetëm vendosmëri në ndjekjen e reformave, por do t'i nënshtrohet edhe një shqyrtimi shumë më të hollësishëm, më të kujdesshëm nga Brukseli. Dhe kur kam parasysh Brukselin, nuk kam parasysh vetëm BE-në. E kam fjalën edhe për shtetet anëtare të BE-së. Sepse ju e dini që, në fund të fundit, vendimi nëse një vend mund të anëtarësohet në BE apo jo është një vendim që merret nga të 27 vendet. Pra, për këtë, duhet të sigurojmë vërtet që performanca të jetë konsistente, që nuk ka kontradikta, që nuk ka zgjedhje që mund të kritikohen në dritën e asaj çka është acquis e BE-së. ...

Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, sot mbledhja e grupit parlamentar të PS
26/10 10:05
Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11