Për 5 ditë me radhë, Shkodra u kthye në kryeqytetin e artit bashkëkohor me edicionin e 8-të të “Ekranit të Artit” një ngjarje kulturore që solli në qytet filma bashkëkohorë, videoart, ekspozita dhe diskutim ndërdisiplinor nën temën “Kartolina nga tjetërkund”.