Top Channel/ Ekonomia u rrit me 6.9%/ Në tre mujorin e dytë rritja ishte rekord 17.9 për qind
23/12/2021 19:38

Ekonomia u rrit me 6.9% përgjatë tremujorit të tretë të vitit sipas Instat krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës, por duke ngadalësuar ritmin e rritjes në raport me tremujorin e dytë kur u zgjerua me 17.9%. Rritja ekonomike këtë tremujor është udhëhequr nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit që kanë parë një rritje dyshifrore prej 27.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndikim në zgjerimin e ekonomisë këtë periudhë që përkon edhe me kulmin e sezonit turistik e ka dhënë turizmi me degët e lidhura me të tregtia, transporti, e hoteleria me 13.7% rritje, ndjekur nga taksat neto, ecuria pozitive e industrisë nxjerrëse dhe energjisë që janë rritur me 9.3%. Në një pjesë tjetër kjo rritje ka ardhur edhe prej shpenzimeve për arsim e veçanërisht për shëndetësinë si pasojë e pandemisë Covid-19 duke dhënë një kontribut prej 6.8% më shumë se një vit më parë, për shkak të shpenzimeve të larta për shërbime shëndetësore. Aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit nga ana tjetër vijojnë zgjerimin pasi janë rritur edhe këtë tremujor, edhe pse me ritme më të ngadalta se krahasuar me tremujorin paraardhës, ndikuar edhe nga procesi i rindërtimit. Pas rënies në tremujorin e dytë, duket se bujqësia nga ana tjetër ka shfaqur shenja rikuperimi këtë periudhë duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.2%. Sa i takon konsumit final të popullatës, që përbën edhe peshën kryesor të shpenzimeve në ekonomi rezulton në rritje me 3.3%, teksa ai i qeverisë sipas të dhënave të Instat u zgjerua me 7.5% në fund të shtatorit.

Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42