Me gjithë masat e Bankës së Shqipërisë për të rritur përdorimin e monedhës vendase, sërish përdorimi i euros në ekonomi mbetet në nivele mjaft të larta. Në raportin për deeuroizimin, banka qendrore konstaton se në pjesën e parë të vitit përdorimi i valutës nga sektori bankar ka shënuar ndryshime të lehta. Eksperti për ekonominë Arbi Agalliu shpjegon se përdorimi i lartë i valutës në vend, lidhet kryesisht me prurjet nga ekonomia e zezë dhe pa formalizm të saj, masat nuk mund të japin efektet e pritshme.