Me daljen në tregjet ndërkombëtare për marrjen e eurobondit, investitorët i kanë bërë “një skaner” ekonomisë shqiptare. Në listën e rreziqeve dhe faktorëve që mund të dëmtojnë ekonominë dhe të sjellin mospagimin e borxhit, renditet inflacioni i lartë. Investitorët analizojnë se nëse qeveria vijon te subvencionoje sektorë të ndryshëm për shkak te kostove të larta të jetesës do të përballet me rreziqe të mëdha buxhetore.