Top Channel/ Ekonomia e Greqisë po rimëkëmbet/ Standard & Poor’s e vlerëson me BB pas 14 vitesh
21/10/2023 23:39

Standard & Poor’s një nga tre agjencitë kryesore të vlerësimit ka dhënë ngritjen e vlerësimit qëndrueshëm të kredisë së Greqisë në shkallën e investimeve , që do të thotë përmirësim nga niveli BBB- në BB+ dhe me këtët zhvillim vendi lëpas 14 vite të ngurta. Sipas agjencisë ky pozicion i përmirësuar buxhetor i vendit, do të rrisë besimin e tregut, do të tërheqë investime të huaja dhe do të ulë kostot e huamarrjes. Në një postim në rrjetet sociale kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis thekson: Rikuperimi i shkallës së investimit nga agjencia e vlerësimit "Standard & Poor's" bëhet një tjetër vulë zyrtare e rimëkëmbjes së ekonomisë greke. Në mes të trazirave globale, konfirmohet se vendi ynë e ka lënë përfundimisht pas krizën afatgjatë me armët e tij të stabilitetit, qëndrueshmërisë dhe progresit të vazhdueshëm. Praktikisht përmirësimi i nivelit të kredisë për ekonominë greke do të thotë se ndërsa obligacionet greke bëhen gjithnjë e më tërheqëse për tregjet ndërkombëtare, huamarrja bëhet më e lehtë dhe më e lirë për bizneset dhe familjet. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, hapet rruga që në vend të drejtohen kapitale investimi miliardashe, të cilat nuk mund të vinin për gati 15 vjet. Sigurimi i shkallës së investimit ishte një objektiv kryesor për liderin e demokracisë së re Mitsotakis ,pak pas mandatit të dytë në qeveri nga zgjedhjet e qershorit të kaluar. Ai vjen më shumë se një dekadë pasi Greqia mbërriti në prag të falimentimit dhe daljes nga eurozona, ndërsa u nevojitën tre programeve të shpëtimit me gati 270 mld euro kredi ,bashkë me masat shtrënguese të imponuara nga kreditorët që të dalë para 5 vitesh nga zona e rrezikut dhe tashmë të kthehet në këtë nivel. Pavarësisht këtij vlerësimi opozita greke deklaron se shkalla e fituar e investimeve nuk i përshtatet aspak shërbimit shëndetësor të rrënuar, nivelit të ulët të arsimit, infrastrukturës publike që po shëmbet, të drejtave të të punës që po shkelen, të ardhurave reale të pakta të qytetarëve, duke theksuar se synimi kryesor duhet të jetë që populli grek të arrijë shkallën e lartë sociale.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54