Banka Botërore ka publikuar parashikimet e saj për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Vendi ynë pritet të zgjerohet me 3.2% gjatë këtij viti, një ngadalësim i lehtë në krahasim me nivelin 3.6% që pritet gjatë këtij viti. I njëjti nivel pritet edhe në 2025-ën. Ekonomia jonë renditet vetëm pas Kosovës në rajon për rritjen më të lartë ekonomike, ndërsa Mali i Zi është në të njëjtin nivel me ne, ndjekur më pas nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.