Banka e Shqipërisë në raportin e tremujorit për politikën monetare shprehet se ekonomia shqiptare po jep shenja të qarta ngadalësimi, por ajo është e aftë ta përballojë krizën botërore të çmimeve. Dy vitet e ardhshme gjithsesi do të jenë vendimtare për normalizimin e politikës monetare. Banka ka rritur normën bazë të interesit nga 0.5% në 1.75%, në gjashtëmujorin e parë, një nga rritje më të forta në glob, për të ndalur zhvlerësimin e lekut.