Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026. Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën gjatë gjithë ditës deri në hotel.