Top Channel/ “Eja se kemi një surprizë”, rrëfimi tronditës i nënës së 17 vjeçares së dhunuar në Fier
07/07/2026 21:54

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira që përjetoi familja e saj pas ngjarjes, duke treguar se e bija vazhdon të jetë e traumatizuar dhe se jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht. Ajo tregon se më 8 qershor, vajza kishte dalë si zakonisht për të ndjekur kursin e parukerisë dhe familja po e priste të kthehej në shtëpi. Në vend të kësaj, morën një telefonatë që i njoftonte se 17-vjeçarja ndodhej në spital, ku kishte shkuar e vetme për të marrë ndihmë mjekësore pas dhunës që kishte pësuar. Kur shkoi ta merrte, nëna vuri re menjëherë shenjat në fytyrën e së bijës. Ajo kishte syrin dhe mjekrën të nxira, ndërsa flokët i kishte të çrregulluara. Fillimisht, vajza u përpoq ta fshihte atë që kishte ndodhur, duke i thënë se nuk kishte asgjë serioze, por këmbëngulja e nënës bëri që ajo të shpërthente në lot dhe të tregonte të vërtetën. Sipas rrëfimit të 17-vjeçares, një vajzë që e njihte sipërfaqësisht e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.” Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkëmoshatare. Nëna shprehet se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me vajzat apo nëse i kishte provokuar, por përgjigjja ishte mohuese. Sipas saj, vajza nuk ka pasur probleme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kursit dhe nuk kishte arsye të përfshihej në konflikte. Menjëherë pas rrëfimit, familja iu drejtua Policisë së Fierit për të bërë kallëzimin, ndërsa e mitura mori edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni. Nëna tregon se pasojat më të rënda nuk janë vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike. Sipas saj, vajza vazhdon të jetojë me frikë, qan shpesh, dridhet, është e mbyllur në vetvete dhe nuk është më e njëjta si përpara ngjarjes. Ajo rrëfen se edhe vetë po kalon një periudhë shumë të rëndë emocionale, duke mos gjetur qetësi prej më shumë se një muaji. Sipas saj, mendimi se vajza po kërkonte ndihmë në ato momente dhe se ajo nuk ishte pranë saj është dhimbja më e madhe që mban mbi supe. Në intervistën e saj, nëna shprehet se nuk arrin të kuptojë se përse vajza e saj u bë objekt i një dhune kaq të rëndë dhe shpreson që hetimet të zbardhin motivet e plota të ngjarjes. E pyetur për kërkimfaljen e bërë nga nëna e njërës prej vajzave të përfshira, ajo tha se e kupton dhimbjen e çdo prindi, por për momentin nuk e ndjen veten në gjendje të falë. “Vetëm unë e di sa po e vuaj këtë ngjarje. Qaj fshehurazi që të mos më shohin fëmijët. Kam një muaj që nuk fle gjumë dhe mendoj vetëm për vajzën time,” u shpreh ajo. Ngjarja u bë publike pasi pamjet e dhunës u shpërndanë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa autoritetet kanë apeluar që videot të mos publikohen, për të mbrojtur të miturën dhe për të shmangur riviktimizimin e saj.

Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59