Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, propozoi një armëpushim dyditor në Gaza, me shpresën që më tej të arrihet dhe një pushimzjarri i plotë pas më shumë se një viti lufte mes Izraelit dhe Hamasit. Propozimi egjiptjan parashikon këmbimin e katër pengjeve izraelite të mbajtur nga militantët në Gaza me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, dhe më pas, gjatë ditëve në vijim, të ketë negociata për vazhdimin e armëpushimit, ndoshta me kushte të tjera.