Top Channel/ Egjipti akuzohet për sulme ajrore kundër forcave rebele në konfliktin në Sudan
10/10/2024 20:34

Egjipti ka mohuar sot akuzat e kreut të paramilitarëve në konfliktin e Sudanit duke thënë se nuk është i përfshirë në përplasje. Kreu i forcave rebele RSF në Sudan Mohamed Hamdan Dagalo tha se Egjipti është i përfshirë në sulmet ajrore ndaj grupeve paramilitare në zonën Jebel Moya, në jug të kreqytetit Khartoum, duke shtuar se “kishin përdorur bomba amerikane”. Konflikti rëndë që ka marrë dhjetra mijëra jetë dhe ka detyruar miliona të zhvendosen, nisi papritur në prill 2023, sipas raportimeve prej një konflikti mes kreut të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe ish-ushtarakut Dagalo por arsyet e sakta mbeten të paditura. Emiratet e Bashkuara Arabe janë mes disa vendeve që akuzohen se furnizojnë me armë militantët rebelë, siç ka akuzuar në OKB ambasadori i Sudanit Al-Harith Idriss al-Harith Mohamed. Në fillim të vitit një raport i OKB mbi konfliktin tha se kishte “prova të besueshme” se EBA kanë dërguar shumë herë armatime për forcat rebele në Sudan , duke kaluar nga veriu i Çadit fqinjë, por përfaqësues të emirateve mohojnë akuzat. Sot kreu rebel Dagalo akuzonte se Egjipti ka furnizuar me dronë dhe trajnim ushtrinë e Sudanit, çka mohohej nga Kairo. Zyrtarisht Egjipti bashkë me vende si SHBA e Arabia Saudite është përfshirë në organizimin e bisedimeve me palëve rivale për mbylljen e përplasjes. Dagalo shtonte gjithashtu se me palën qeveritare janë përfshirë mercenarë nga Tigrai, Eritrea, Azerbaixhani dhe Ukraina. Konflikti brutal në Sudan ka nxitur dhe përplasje etnike për të cilat fajësohet kryesit pala rebele. Grupet e të drejtave kanë akuzuar gjithashtu forcat qeveritare për dhunë ndaj civilëve dhe goditje ndaj zonave rezidenciale. Dagalo bënte gjithashtu parashikime të zymta për konfliktin që po shfrytëzohet nga forca të huaja: “Kjo luftë nuk do të mbarojë në një, dy apo tre vjet. Disa flasin për 1 milionë ushtarë, dhe shpejt mund të arrijë aty”, tha ai sipas rrjetit Al Jaseera.

Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05