Top Channel/ Efektet nga vaksinat covid. Në Greqi u shënuan 63 vdekje, shumë të tjerë pësuan reaksione
24/04/2023 22:09

Dy vjet e katër muaj pas vaksinimit të parë në Greqi kundër koronavirusit, Agjencia Kombëtare e Barnave në vend ka publikuar të dhënat për vdekjet dhe efektet anësore nga të gjitha vaksinat e përdorura. Në një raport prej 27 faqesh thuhet se deri tani në Greqi janë kryer prej 27 dhjetorit të vitit 2020 , 22,120,416 doza të vaksinave të kompanive të ndryshme farmaceutike. Gjithësej janë regjistruar 63 vdekje dhe 1633 efekte anësore. Më në detaje, 49 vdekje lidhen me përdorimin e vaksinës Pfizer nga e cila u vaksinuan shumica dërrmuese e grekëve, 6 vdekje lidhen me vaksinën e Moderna-s, 3 me vaksinën AstraZeneca e përdorur vetëm në vitin 2021 dhe 5 vdekje me vaksinën Johnson & Johnson. Nga gjithësej 63 vdekje, 38 kanë ndodhur në vitin 2021, 21 kanë ndodhur në vitin 2022 dhe për 4 nuk disponohet informacioni përkatës. Sa u përket reaksioneve të mundshme negative të dorëzuara në Agjencinë Kombëtare Greke të Barnave , janë regjistruar 1344 efekte të rënda anësore , pas vaksinimit kundër COVID-19, dhe 289 të thjeshta. Për sa i përket dozave të vaksinave kundër koronavirusit që janë administruar dhe kryer në vitin 2022 në Greqi janë: 4,050,772 të kompanisë Pfizer 278,123 të Moderna-s 118,128 Johnson & Johnson 9,094 Novavax Përveç kompanisë Nuvaxovid të gjitha vaksinat e mësipërme, të cilat janë administruar ose administrohen ende në Greqi, kanë marrë një autorizim të rregullt nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11