Pas Macron dhe Erdogan, edhe ata ranë viktima të masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e eskortës së Trump, duke u detyruar të prisnin në këmbë për disa minuta derisa të përfundonte kalimi i presidentit amerikan. Megjithatë, në ndryshim nga reagimi i qetë dhe gazmor i presidentit francez, i cili nuk hezitoi të telefononte Trump, presidenti turk pati një reagim krejt tjetër. Siç shihet në pamjet filmike, Erdogan ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk kishte asnjë dëshirë të bënte shaka për pritjen e tij.