Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, më 18 qershor, seancën plenare të radhës, e cila nis në orën 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar interpelanca me anëtarë të qeverisë, përfshirë ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zëvendëskryeministren Albana Koçiu dhe ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.